Ish lojtari i Barcelonës dhe ylli i PSG, Lionel Messi ka folur për rikthimin e Xavit në Barcelonë.
Sulmuesi argjentinas në një intervistë për “Marca” tha se Barcelona me Xavin do të rritet shumë, përcjell GazetaBlic Sport.
Messi poashtu nuk e mohoi mundësinë e rikthimit te Barcelona.
“Me Xavin, Barcelona do rritet, është trajner që di shumë dhe e njeh perfekt shtëpinë”.
“Gjithmonë kam thënë se do doja rikthimin te Barcelona, nëse do ndihmoja klubin do të doja të rikthehesha”.
Messi foli edhe për Ligën e Kampionëve, me PSG-në që vlerësohet si favoriti kryesor.
“Të gjithë thonë se ne jemi favoritët e mëdhenj dhe nuk do e mohoj se jemi një ndër kandidatët, por duhet ende gjëra që të bëhemi skuadër e fortë”, deklaroi ai.


