Sporti

Messi akuzon gjyqtarin pas ndeshjes me Perunë: “Ndoshta e bën me qëllim”

10/15/2021 12:28
nga:E K

Argjentina ka fituar me rezultat minimal ndaj Perusë në ndeshjet e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës.

Goli i vetëm i shënuar nga Martinez ishte i mjaftueshëm për të arkëtuar tre pikë për Argjentinën, shkruan GazetaBlic Sport.

Messi kishte disa ankesa në këtë ndeshje ndaj gjyqtarit kryesor, Sampaio, dhe pas ndeshjes reagoi në rrjetin e tij social në Instagram.

Ai ka postuar një foto në Instagram dhe ka shkruar:

“Ndeshje e vështirë, e vështirë për të luajtur. Shumë erë, ata luanin shumë prapa, duke lënë pak hapësira për ne”.

“Gjyqtari gjithmonë e bën këtë kur referon në ndeshje tona, ndoshta e bën me qëllim. Por mirë, në fund morën tri pikë dhe jemi afër objektivit”.

/GazetaBlic Sport/