Sporti

Mësohet zëvendësuesi i Lorenzo Pellegrinit tek Italia

06/10/2021 23:58
nga:L J

Lorenzo Pellegrini u lëndua dhe e humbi vendin e tij tek kombëtarja e Italisë.

Castrovilli do të jetë ai që do ta zëvendësojë Pellegrinin e lënduar tek kjo kombëtare, shkruan GazetaBlic Sport.

Castrovilli momentalisht luan tek Fiorentina dhe është në mesin e mesfushorëve më të dalluar në Serie A.

Italia e luan nesër ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian.

/GazetaBlic Sport/