Gjyqtari nga Valencia, Matehu Lahoz ishte përcaktuar për ta referuar ndeshjen, Real Madrid – Barcelona.
Megjithatë, ai është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë në krye të ndeshjes midis Real Madrid dhe Barcelona të shtunën, përcjell GazetaBlic.
Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në në stadiumin Alfredo di Stéfano në Valdebebas, përcjell GazetaBlic.
Deri më tani, ai kishte gjykuar pesë “El Clasico”, me një bilanc prej tre fitoreve për madrilenët, një për katalanasit dhe një barazim.
Gil Manzano do ta zëvendësojë atë si arbitër për ndeshjen e nesërme midis Madridit dhe Barcelonës.



