Sipas raporteve të fundit, finalja e Champions League do të zhvendoset nga Stambolli në Porto dhe jo në Londër.
Finalja do të luhet në mes Manchester City dhe Chelsea më 29 maj në Stamboll, përcjell GazetaBlic Sport.
Sidoqoftë, duke marrë parasysh se ka dy klube angleze në finale dhe se aktualisht ka shqetësime serioze për coronavirus në Turqi, Qeveria Angleze bëri thirrje që ajo të zhvendoset në Wembley Stadium.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka zbuluar se finalja e LK do zhvillohet në Portugali, me saktësisht në Porto.
Do të jetë në “Estadio do Dragao”, i cili është në listën e gjelbër të Qeverisë Angleze të vendeve që tifozët mund të udhëtojnë nga dhe pa pasur nevojë për karantinë.
/GazetaBlic/


