Sporti

Mësohet skuadra e re e Armend Rugjit për edicionin 2021/2022

08/13/2021 16:33
nga:E K

Armend Rugji është portieri më i ri i skuadrës së Onix

GazetaBlic Sport mëson se ai tashmë do të jetë pjesë e skuadrës nga Istogu.

Para disa javësh ishte raportuar se ai do të transferohej në Drenicë, megjithatë aventura e tij e re do të jetë klubi nga Istogu, Onix.

Sipas burimeve të GazetaBlic Sport ai do të paraqitet në sezonin e ri me fanelën e Onix-it.

Ai ka qenë pjesë e disa skuadrave të mëdha në futbollin kosovar dhe tashmë ka një karrierë të begatshme në të.

/GazetaBlic Sport/