Milot Rashica ka pësuar një lëndim më të rëndë sesa ishte menduar në fillim.
Sulmuesi kosovar ka pësuar një lëndim në ije dhe do të mbetet për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta, përcjell GazetaBlic Sport.
Rashica nuk ishte aktivizuar në ndeshjen e fundit të Norwichit ndaj Newcastle, kurse trajneri Dean Smith ka konfirmuar se lëndimi i tij nuk është aq i lehtë.
“Ne menduam se Miloti kishte një problem të lehtë me ijë, por pas një skanimi, duket lëndim më serioz”.
“Mendojmë se ai do të jetë jashtë fushës për tre deri në katër javë”, është shprehur Dean Smith.
/GazetaBlic Sport./


