Sporti

Mësohet shifra që Trabzonspori do të paguajë për Muçin

12/17/2025 09:15
nga:Lorik J

Ernest Muçi pritet të kompletojë transferimin e tij te Trabzonspori gjatë afatit të janarit apo verës së vitit 2026.

Sulmuesi shqiptar është duke kaluar momente fantastike te skuadra turke.
Kështu, presidenti i klubit – Ertugrul Dogan tregon shifrën e saktë që duhet paguar për t’i siguruar shërbimet e plota të lojtarit shqiptar.
Bëhet fjalë për një shifër rreth 6.5 milionë euro, që Trabzonspori duhet t’i paguaj Besiktasit.

“Nëse nuk gabohem, na duhet të paguajmë rreth 6.5 milionë euro për të siguruar të drejtat e plota të Ernest Muçit, me 5 këste. Nëse trajneri ynë e kërkon, Trabzonspori do të nënshkruaj me Muçin” u shpreh Dogan për A Spor.

24-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asist në Superligë.