Sporti

Mësohet se me cilat fanella do të luajë sot Kosova ndaj Qipros

06/02/2022 11:27
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, sot në orën 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim luhet në ‘AEK Arena’, kurse drejtësinë në ndeshje e ndan Jerome Brisard. Kosova do të luajë me fanella të bardha në këtë takim.