Sporti

Mësohet se kush e ka rrëmbyer babain e yllit të Liverpool-it, në kërkim është përfshirë edhe ushtria

11/02/2023 20:45
nga:Lorik J

Babai i futbollistit kolumbian Luis Diaz u rrëmbye nga grupi gueril i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN), njoftuan autoritetet kolumbiane.

“Sot ne e dimë zyrtarisht se rrëmbimi i babait të futbollistit kolumbian Luis Diaz u krye nga një njësi që i përket ELN, grupi i fundit gueril ende aktiv në Kolumbi”, njoftoi qeveria kolumbiane.

Të shtunën, prindërit e sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz, janë rrëmbyer nga persona të panjohur në qytetin Barrancas, prej nga është sulmuesi 26-vjeçar. Nëna e Diazit u shpëtua, por kërkimet për të atin janë ende në vazhdim. Ushtria kolumbiane njoftoi se po vazhdon kërkimet.

Ai tha gjithashtu se qeveria po negocion aktualisht me ELN duke kërkuar “lirimin e menjëhershëm” të tij dhe duke i kujtuar ELN “se është përgjegjësia e tyre të garantojnë jetën e tij”, sipas një deklarate të nënshkruar nga Otty Patino.

Diaz luajti 43 herë për Kolumbinë dhe nënshkroi me Liverpoolin në janar të vitit të kaluar, duke ardhur nga Porto me një kontratë prej 45 milionë eurosh. Ai bëri 11 paraqitje këtë sezon dhe shënoi tre gola.

/GazetaBlic Sport