Kupa e Botës 2022

Mësohet se kur do të luajë Messi ndeshjen e parë në vitin 2023

12/26/2022 16:26
nga:Mergim Rreci

Pasi u bë kampion bote, Lionel Messi duhet të jetë lojtari i fundit që do të kthehet në klubin e tij.

Nga të gjithë ata që janë përfshirë në Kupën e Botës në Katar, të gjithë janë kthyer tashmë, përfshirë francezët finalistë, transmeton GazetaBlic Sport.

Argjentinasve u është dhënë më shumë kohë, por sipas TycSports, Messi në fakt mund të shijojë natën e Vitit të Ri në shtëpi, duke u kthyer në Paris më 3 janar, pas një jave.

Kjo do të thotë se lojtari do të humbasë tre ndeshje me PSG-në: dy për Ligue 1 (Racing Strasbourg, 28 janar dhe Lens, 1 janar) dhe një tjetër për Kupën e Francës, kundër Châteauroux (6 janar).

Rikthimi në garë mund të jetë vetëm në datën 11, kundër Angers.

/GazetaBlic Sport/