Sporti

Mësohet se kur do të fillojë sezoni pranveror në Albi Mall Superligë

01/03/2024 18:57
nga:Mergim Rreci

Stinori pranveror për edicionin garues 2023/24 do të nisë më 4 shkurt, me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, derisa Albi Mall Superliga e rifillon garën më 10 shkurt.

Ndërkaq, skuadrat e Ligës së Parë i rikthehen kampionatit në fundjavën e 17 e 18 shkurtit. Afati kalimtar për të gjitha ligat përfundon më 31.01.2024, përfshirë ligat e femrave si dhe të gjitha grupmoshat e reja, njofton FFK, transmeton GazetaBlic Sport.

FFK ka njoftuar poashtu se të gjitha transferet ndërkombëtare duhet të kryhen në sistemin TMS.