Kanë mbetur diçka më tepër se 70 minuta deri në fund të mbylljes së vendvotimeve.
Ka qenë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi që ka konfirmuar se publikimi i rezultateve do të bëhet sonte, përcjell GazetaBlic.
Elezi për GazetaBlic tha se sonte pritet të dihet gjithçka.
“Përfundon procesi i numërimit të fletëvotimeve për kryetar, një zyrtar e merr një kopje të formularit me rezultate dhe të njëjtat i ngarkon në aplikacioni e KQZ-së.
Pastaj, vazhdon numërimi i fletëvotimeve për kuvende komunale dhe pasi të përfundon i gjithë ky proces materialet kthehen në komision komunal të zgjedhjeve dhe prej aty në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tha ai për GazetaBlic.
/GazetaBlic/