Megjithatë, një tjetër paraqitje në Champions Leaaue për Kylian Mbappe.
Futbollisti francez pësoi një dëmtim kundër Metz, por duket se dëmtimi i tij nuk ka qenë serioz, përcjell GazetaBlic Sport.
Mediumi francez, L’Equipe shkruan se lojtari është larguar nga fusha si masë paraprake, por nuk është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Manchester City, megjithatë duhet të pritet konfirmimi zyrtar nga klubi parisien.
PSG dhe Manchester City do të takohen të mërkurën nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


