Sporti

Mësohet oferta e bujshme e Arsenalit për Rodrygon

07/04/2025 16:01
nga:Mergim Rreci

Arsenali është gati t’i bëjë një ofertë prej 90 milionë eurosh Real Madridit për Rodrygon pas Kupës së Botës për Klube, raportoi AS.

Për momentin, anësori i djathtë brazilian po i lë në plan të dytë negociatat me “Topçinjtë” dhe po përqendrohet te Kupa e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara.

Real Madridi do t’i dëgjojë të gjitha ofertat që mbërrijnë për Rodrigon, por në këtë fazë, Valdebebas nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare.

/GazetaBlic Sport/