Sergino Dest ka arritur në Milano.
Anësori holandez u nis rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm nga aeroporti El Prat i Barcelonës për të mbërritur në Itali me një fluturim privat, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish-lojtari i Barcelonës ka përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe gjendjen sportive dhe tani ndodhet në Casa Milan për të nënshkruar kontratën.
Ai do të mbajë numrin 21 tek “Rossonerët”.



