Sporti

Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllovakisë

03/26/2026 14:41
nga:Genita C

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Është mësuar se “dardanët” do të bartin fanellën e bardhë.

Kundërshtarët, si vendës do të luajnë me fanellën e parë, atë të kaltër.

Kujtojmë se me ngjyrën e bardhë, Kosova ka pasur shumë fat gjatë ndeshjeve të fundit, duke fituar ndaj Suedisë.