Lajme

Mësohet kush janë personat e arrestuar pas gjuajtjeve me armë në “Kodrën e Diellit” (emrat)

12/24/2021 18:11
nga:M K

Pak çaste më parë, GazetaBlic raportoi për një arrestim të katërfishtë në kryeqytet.

Policia e Kosovës publikon pamje nga momenti i arrestimit të 4 personave pas gjuajtjeve me armë zjarri në “Kodrën e Diellit”

E gjithë ngjarja ndodhi pas gjuajtjes me armë zjarri në lagjen “Kodra e Diellit” të Prishtinës.

Gazeta Blic merr vesh se si ndodhi ngjarja.

Burimet thonë se në rrugën “Isa Kastrati” është ndaluar vetura e dyshuar në përleshje dhe gjuajtje me armë. Merret vesh se vetura është Taureg me ngjyrë hiri, ku është ndaluar S. S. me datëlindje 23.07.1997, G. A. me datëlindje 26.09.1980 dhe B. M. me datëlindje 15.06.1986.

Gjithashtu merret vesh është gjetur edhe një armë e shkurtër e dyshuar e llojit TT ngjyrë e zezë, e cila është konfiskuar.

Gazeta Blic merr vesh se është ndaluar tek semaforët në udhëkryqin “Agim Ramadani”, I. L. dhe vetura tjetër e dyshuar e cila është përfshirë në përleshje me gjuajtje me armë. Vetura ishte me targa të huaja, e tipit Audi A7, ngjyrë hiri. Policia e ka ndaluar edhe B. I., të njëjtit i është gjetur edhe një armë e dyshuar si TT, 1 karikator dhe 1 predhë, të cilat janë konfiskuar nga njësia policore përkatëse. Merret vesh se B. Islami ka lëndime në pjesën e hundës.

/GazetaBlic/