Sporti

Mësohet koha se kur do të rikthehet Granit Xhaka në fushën e blertë

09/28/2021 15:57
nga:Mergim Rreci

Lajm i keq për Arsenalin në lidhje me gjendjen fizike të Granit Xhakës.

Pas ekzaminimeve më të detajuara është konfirmuar lëndimi i rëndë i mesfushorit shqiptar gjatë një përplasjeje në derbin e Londrës Veriore përballë Tottenmhamit. 29-vjeçari, sipas mjekëve të “Topçinjve”, ka pësuar këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e tij të djathtë. Për rrjedhojë parashikohet një ndalesë prej rreth 6-8 javësh.

Kjo do të thotë se Xhaka do të mund të kthehet në fillim të muajit dhjetor, duke humbur shumë ndeshje në Premier League, në Champions apo në eliminatoret e Botërorit të muajve tetor dhe nëntor me Zvicrën