Sporti

Mësohet koha kur pritet të rifillojë ndeshja mes Francës dhe Irakut

06/23/2026 00:14
nga:Mergim Rreci

Për shkak të një stuhie me bubullima, ndeshja mes Francës dhe Irakut është pezulluar përkohësisht! 

Takimi u ndërpre pas përfundimit të pjesës së parë, me Francën që është në epërsi 1-0 ndaj Irakut falë golit të Kylian Mbappé.

Organizatorët morën vendimin për pezullimin e përkohshëm të ndeshjes për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike, ndërsa pritet një njoftim i ri për rifillimin e saj.

Sipas informacioneve të fundit, ndeshja pritet të rifillojë rreth orës 01:00 në kohën tonë lokale, nëse situata do të qetësohet.

/GazetaBlic Sport/