Halil Thaçi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit.
Këtë e ka bërë të ditur zyrtari i kësaj partie në këtë komunë, Sami Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë deri në fund të afatit për konfirmimin e kandidaturave, andaj partitë dita-ditës po i bëjnë publike emrat e kandidatëve për kryetarë në komunat respektive.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
/GazetaBlic/