Sporti

Mësohet kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve

02/09/2024 11:54
nga:Mergim Rreci

Shqipëria mësoi pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B1 të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Skuadra kombëtare do ta nisë rrugëtimin në transfertë ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet në datën 7 shtator (20:45). Tri ditë më pas, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë (20:45).

Në muajin tetor, djemtë e Sylvinhos do të luajnë dy ndeshje në transfertë. Më 11 tetor me Çekinë (20:45). Tri ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë (18:00).

Dy ndeshjet e fundit Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Përballë Çekisë në datën 16 nëntor (20:45), ndërsa dueli i fundit i grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës. Në të njëjtën orë.

KALENDARI

07.09.2024/ Ukrainë-Shqipëri (20:45)

10.09.2024/ Shqipëri-Gjeorgji (20:45)

11.10.2024/ Çeki-Shqipëri (20:45)

14.10.2024/ Gjeorgji-Shqipëri (18:00)

16.11.2024/ Shqipëri-Çeki (20:45)

19.11.2024/ Shqipëri-Ukrainë (20:45)