Sporti

Mësohet gjyqtari që do e drejtojë derbin, Portugali – Gjermani

06/17/2021 12:13
nga:E K

Portugalia dhe Gjermania do të përballen në kuadër të raundit të dytë të grupit F në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

UEFA ka caktuar arbitrin anglez, Anthony Taylor për të drejtuar ndeshjen Portugali-Gjermani, e cila do të zhvillohet të shtunën, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo është ndeshja e dytë të cilën do t’a drejtojë referi anglez.

Ai kishte drejtuar ndeshjen e tij të parë në “Euro 2020” mes Danimarkës dhe Finlandës në të cilën pësoi atak kardiak mesfushori danez, Christian Eriksen.

/GazetaBlic Sport/