Sporti

Mësohet gjyqtari që do e drejtojë derbin mes Manchester Cityt dhe Liverpool

04/16/2022 11:16
nga:E K

Manchester City dhe Liverpool do të përballen sot sërish pas ballafaqimit të javës së kaluar në Premierligë që përfundoi me barazim 2-2.

Këtë herë skuadrat e Pep Guardiolas dhe Jurgen Klopp do të kenë punë me njëra – tjetrën në kuadër të “Kupës FA”, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjysmëfinalja e “FA Cup” mes Liverpool dhe Man City do të zhvillohet sot me fillim nga ora 16:30.

Gjyqtari i këtij takimi tashmë është mësuar, këtë duel do ta drejtojë Micheal Olivier, i pasuar nga asistentët: Stuard Butt dhe Simon Benett, ndërkaq në dhomën e VAR do të jetë Darren England së bashku me Lee Betts.

/GazetaBlic Sport/