Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.
‘Dardanët‘ kanë humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm pasi pozicionohen në vendin e fundit në grup me 4 pikë, por do të shpresojnë që kampanjën kualifikuese ta përmbyllin me fitore, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtarët e përzgjedhur nga Gliha kanë mbërritur dje në Athinë për ndeshjen që luhet sot nga ora 20:45.
Para fillimit të këtij takimi është mësuar edhe gjyqtari kryesor i duelit.
Aleksey Kulbakov nga Bjellorusia do të jetë gjyqtar i ndeshjes Greqi – Kosovë.

/GazetaBlic Sport/


