Sporti

Mësohet gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Chelseat dhe Real Madridit

04/16/2023 14:28
nga:E K

UEFA ka përcaktuar skuadrën e arbitrave për ndeshjen e kthimit të çerek-finales së UEFA Champions League, mes Chelsea e Real Madrid, ndeshje kjo që do të zhvillohet mbrëmjen e së martë, në mitikun anglez, “Stamford Bridge”.

Takimi do të drejtohet nga Daniele Orsato , i cili do të ndihmohet nga asistentët Carbone dhe Giallatini. Ndërkaq, zyrtari i katërt do të jetë Mariani, ndërsa Irrati dhe Valeri do të ulen në sallën VAR, ky i fundit si asistent i Irratit.