Sporti

Mësohet data se kur do të zyrtarizohet statuja e Agueros tek Manchester City, lidhet me një ngjarje të veçantë

02/22/2022 13:36
nga:Mergim Rreci

Sergio Aguero i ka dhënë fund futbollit të luajtur pas problemeve që kishte me frymëmarrjen dhe karrierën e mbylli tek Barcelona.

Megjithatë mund të themi që pjesën më të lavdishme e ka kaluar tek Machester City.

Argjentinasi është kryegolashënuesi i “Qytetarëve” me 260 gola në 390 ndeshje gjatë 10 viteve të luajtura.

Është bërë me dije se statuja e Agueros do të prezantohet në maj, një muaj që përkon me atë gol të famshëm të shënuar ndaj QPR-së në vitin 2012, ku i dha trofeun e parë të Premier Ligës Manchester Cityt, që nga viti 1968.

Statuja e tij do të jetë pranë dy ikonave të tjera të këtij klubi si Vincent Kompani dhe David Silva.