Juventus do të prezantojë trajnerin e tyre të ri, Massimiliano Allegri në një konferencë shtypi të martën, 27 korrik.
Allegri është kthyer në klub dy vjet pas shkarkimit të tij, duke nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare me Bianconerët, përcjell GazetaBlic Sport.
Allegri do të mbajë një konferencë për shtyp të martën, 27 Korrik.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli gjithashtu do të flasë për media gjatë veprimtarisë, raporton Sky Sport Italia.
Allegri kaloi pesë sezone në Juventus midis 2014 dhe 2019.
Ai fitoi 11 trofe në aventurën e tij të parë në Torino, duke arritur dy herë në finalen e Champions League.
/GazetaBlic Sport/


