Sporti

Mësohet data e rikthimit të Marcus Rashford

08/19/2021 10:40
nga:Lorik J

Marcus Rashford po bën përparim të vazhdueshëm pas operacionit në shpatull dhe mund të kthehet në stërvitje deri në fund të muajit, sipas mediumeve britanike.

Sulmuesi i Manchester United, u operua dy javë më parë, përcjell GazetaBlic Sport.

United shpreson se ai madje mund të kthehet duke luajtur në fund të shtatorit. Kjo do të thotë se ai mund të rikthehet disa javë para datës së planifikuar.

Rashford mund të fillojë stërvitje të lehta brenda dhjetë ditëve të ardhshme.

/GazetaBlic Sport