Sporti

Mësohet data e inaugurimit të Santiago Bernabeut të ri

11/18/2021 09:32
nga:E K

Mësohet data e inaugurimit të Santiago Bernabeut të ri

Real Madrid prej kohësh ka nisur planin për një stadium të ri.

Ky projekt ka filluar punën që nga viti 2018, kurse pritet që përfundimisht të përfundojë punimet në vitin tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid kohë më parë ka postuar një video ku shihet projekti i tyre për stadiumin e ri ‘Santiago Bernabeu’.

Basketboll, Tenis, Futboll Amerikan, do të jenë disa nga sportet tjera që do të organizojnë ndeshje në tempullin e futbollit spanjoll.

Por, kjo nuk është e tëra. Stadiumi i rinovuar do të organizojë edhe evente jo-sportive – Koncerte, Sfilata mode, Panaire etj.

Real Madrid pritet që të mund të luajë në stadium në dhjetor të vitit 2022.

/GazetaBlic Sport/