Miralem Pjanic, një mesfushor 31-vjeçar boshnjak, i cili është i huazuar nga Barcelona te Besiktas, u përjashtua nga kombëtarja e Bosnjës menjëherë pas ndeshjes kundër Finlandës të shtunën e kaluar.
Përjashtimi erdhi pasi u publikuan imazhet e lojtarit duke pirë duhan një natë para ndeshjes kundër Finlandës, e cila përfundoi në humbjen 1-3 të Bosnjës. Pjanic e nisi sërish ndeshjen, duke u zëvendësuar në minutën e 65-të, nën fishkëllima të shumta të tifozëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Prandaj, mesfushori nuk ishte më pjesë e opsioneve të trajnerit Ivaylo Petev për ndeshjen kundër Ukrainës, të luajtur të martën mbrëma.


