Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti janë tre finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë 2022/2023 për UEFA-n.
Pep Guardiola (Manchester City, fitues i Ligës së Kampionëve), Simone Inzaghi (Inter, finalist i mposhtur) dhe Luciano Spalletti (kampion italian me Napolin) janë tre finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë 2022/2023 për UEFA, përcjell GazetaBlic Sport.
Lista fillestare e trajnerëve u sigurua nga grupi i studimit teknik të UEFA-s dhe më pas u votua nga një juri e përbërë nga trajnerët e klubeve që kanë luajtur në fazën grupore të 3 garave të UEFA-s. Pjesë e jurisë ishte edhe një grup gazetarësh të përzgjedhur nga European Sports Media (ESM).
/GazetaBlic Sport/


