Tashmë janë mësuar 16 klubet që do të luajnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Real Madridi është skuadra e vetme spanjolle që është kualifikuar tutje, pasi Sevilla, Barcelona dhe Atletico Madridi janë eliminuar. Vetëm gjermanët dhe anglezët kanë nga katër klube të mbetura në garë.
Këto janë 16 skuadrat që janë kualifikuar në 1/16 e Ligës së Kampionëve:
Spanjë: Real Madridi.
Angli: Liverpool, Chelsea, Totenhami dhe Man City.
Itali: Napoli, Interi dhe AC Milan.
Gjermani: Bayern Munich, Eintracht Frankfurt, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund .
Francë: PSG.
Belgjikë: Club Brugge.
Portugali: Porto dhe Benfica.
VAZO E PARË:
Napoli (ITA)
Porto (POR)
Bayern Munich (GJER)
Tottenham (ANG)
Chelsea (ANG)
Man City. (ANG)
Real Madrid (SPA)
Benfica (POR)
VAZO E DYTË:
Liverpool (ANG)
Club Brugge (BEL)
Inter (ITA)
Eintracht Frankfurt (GJER)
Borussia Dortmund (GJER)
RB Leipzig (GJER)
PSG (FRA)
Milan (ITA)
Shorti për fazën e eliminimit direkt i 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve do të hedhet të hënën më 7 nëntor në orën 12:00 në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.
/GazetaBlic Sport/


