Lajme

“Mësimdhënësit të tërhiqen, pasojat e grevës janë të pariparueshme”- Ekspertët e arsimit deklarohen për Gazeta Blic!

09/12/2022 12:19
nga:Y I

Greva në arsim ditën e sotme ka hyrë në javën e tretë, raporton Gazeta Blic.

Pavarësisht takimeve të përfaqësuesve të SBASHK me Kryeministrin Kurti dhe Ministren e Arsimit, Nagavci, asgjë nuk ka lëvizur.

Të dy palët mbeten të vendosur në pozicionet e tyre, SBASHK për shtesën prej 100 eurosh ndërsa Qeveria po deklaron se tashmë kanë dhënë një Pako mbështetëse për ketë kategori, në shumën prej 50 eurosh.

SBASHK gjithashtu ka deklaruar dje se nuk do t’i zëvendosojnë as orët e humbura.

“Sipas ligjit dhe grevave orët e humbura nuk zëvendësohen. Qeveria duke ditur këtë fakt se orët e humbura nuk zëvendësohen nuk po ndërmerr asnjë hap. Po ashtu, kërkesa e prindërve është që orët e humbura të moszëvendësohen sepse përveç të shtunave, nuk ka ditë tjera për të zëvendësuar. Nuk kanë efekt zëvendësimi i orëve, këtë e ka vërtetuar dhe pandemia sepse as nuk ishte vullneti i fëmijëve dhe as vullneti i prindërve që orët e humbura të zëvendësohen”, theksoi ajo.

Por si pritet të ndikojë gjithë kjo tek nxënësit?

Drejtori i Qendrës për Avancimin e Performancës në Arsim (QPA) njëherësh ekspert i arsimit Halim Hyseni, tha se pasojat e grevës do të jenë të pariparueshme tek nxënësit.

Ai bëri thirrje që mësimëdhënësit ta ndërpresin grevën.

Hyseni theksoi se nuk ia vlen për 50 euro fëmijët të mbesin pa mësim.

“Mësimëdhënësit duhet të tërhiqen nga greva sepse pasojat janë të pariparueshme. Greva po nodh në fillim të viti shkollor, dhe kjo nuk është menduar mirë nga ana e SBASHK, dhe pasojat afatgjata dhe ky vit shkollor do të jetë i dështuar. Mësimëdhënësit patjetër duhet të ndërprejnë grevën, sepse nuk ja vlen për 50 euro të vazhdojnë grevën dhe fëmijët të mbeten pa mësim. Eshtë shembull i keq për imazhin tonë që po e paraqesim në botë. I ftoj publikisht arsimimtarët, le të tregojnë patriotizëm ndaj këtij vendi të ardhmes së Kosovës dhe ndaj fëmijëve tanë të cilët janë të dënuar pa të drejtë” tha Hyseni për Gazeta Blic.

Ndërsa Drejtori i Institutit Ed Guard Rinor Qehaja, tha se tashmë dëmi në procesin e mësimdhënies është bërë.

Ai thotë se çdo ditë mësimi e humbur, nënkupton një padrejtësie tjetër të strukturuar ndaj nxënësve.

“Dëmi në proces të mësimdhënies veç është bërë, entuziazmi dhe përkushtimi i rikthimit në banka shkollore në shtator ka humbur, dhe kjo vështirë që mund të kthehet. Nxënësit veçse janë pjesë e një cilësie të munguar në arsim dhe çdo dite tjetër jashtë procesit mësimor nënkupton një padrejtësie tjetër të strukturuar ndaj tyre” tha Qehaja për Gazeta Blic.

Edhe profesori universitar,  Muhamet Kelmendi, thotë se Qeveria dhe SBASHK duhet t’i lënë mënjanë inatet dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën, pasi nxënësit po humasin shumë.

Ai thekson se zgjidhje tjetër përpos kompromisit nuk ka.

“Kërkohet si Qeveria, ashtu edhe SBASHK të mendojne mirë dhe të veprojnë. Te dy keto anë kane përgjegjesi. Qeveria është tërhequr në qendrim mbi bazen e urrejtjes së krijuar ndaj Sindikates se arsimit, inatin ndaj SBASHK-te po e paguajnë nxënesit. Kjo është e patolerueshme! Inati që ka perfshire Qeverinë nuk e zgjidh problemin. Qeveria duhet të reagojë. Ndërsa, SBASHK-u kërkohet te mendon për te mirën e nxenesve. Mos-qasja ne drejtim te zgjidhjes e demton mxenesin. Të dy këto ane janë fajtore, nxenesit po humbin shumë. Mësimet e planifikuara ne progam nuk arrihen. Vec kompromisit ne interes te nxenesve nuk ka zgjidhje tjetër” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Sot, partitë opozitare kanë kërkuar debat parlamentar për gjendjen në arsim raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar shefja e GP të LVV-së Mimzoa Kusari Lila pas mbledhjes së Kryesisë.

/Gazeta Blic/

SBAShK: Orët e humbura nuk do të zëvendësohen

Miftaraj: Ku mbeten fjalimet e bukura të Presidentes e Kryeministrit se fëmijët janë ardhmëria e këtij vendi!

 

Opozita kërkon debat parlamentar për grevën në arsim