Euro2024

Mesfushori i Zvicrës para duelit me Italinë: Do ta shohim kush është më i fortë – mirë që nuk luan Calafiori

06/27/2024 13:54
nga:Lorik J

Michael Aebischer, mesfushori i Zvicrës, ka folur në një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes kundër Italisë.

Ai tha se mezi po e pret takimin me Italinë – teksa poashtu pranoi se mungesa e Calafiorit është fakt pozitiv për Zvicrën, pasi mbrojtësi italian është shumë i talentuar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është bukur të luash kundër Italisë, pasi tani është shtëpia ime dhe i njoh pothuajse të gjithë lojtarët. Më vjen keq për Calafiori, një lojtar shumë i fortë, por është më mirë për ne që ai s’luan. Do të jetë një ndeshje e mirë, do të shohim se kush është më i fortë.

“Italia është favorit, nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Për ta, përvoja flet vetë dhe ata e urrejnë humbjen.”

“Kemi parë natyrshëm që në pjesën tjetër ka shumë emra të mëdhenj. Por që nga eliminimi e këtej nuk ka më kundërshtarë të thjeshtë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport