Kupa e Botës 2022

Mesfushori i Koresë së Jugut, Sung: Jemi të bindur se mund ta mposhtim Portugalinë

12/01/2022 14:35
nga:E K

Mesfushori 30-vjeçar i Koresë së Jugut, Lee Jae-Sung, para ndeshjes me Portugalinë u shpreh i bindur se ekipi i tij mund t’i mposht këta të fundit.

Ne jemi të bindur se mund ta mposhtim Portugalinë. Mund të humbasim duelet individuale, por nëse jemi më të mirë si ekip dhe jemi konkurrues, ndoshta ndeshja do të anohet drejt nesh”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që ndeshja mes Portugalisë dhe Koresë Jugore luhet nesër nga ora 16:00.

Korea e Jugut ka vetëm një pikë dhe i duhet me patjetër fitorja, kurse portugezët tashmë e kanë siguruar kalimin tutje falë 6 pikëve të grumbulluara pas dy dueleve të para.

/GazetaBlic Sport/