Sporti

Mesfushori i Interit: Liverpooli dërgoi një aeroplan privat për të më marrë

10/13/2024 21:23
nga:Lorik J

Mesfushori i Interit, Piotr Zelinski kujtoi kohën kur ishte pjesë e Udineses dhe ishte shumë i kërkuar nga Liverpool, por përfundimisht vazhdoi karrierën e tij te Napoli, nga ku u transferua te Nerazzurrët në verën e vitit 2024.

Lidhur me interesimin e Liverpool-it, polaku zbuloi: “Liverpooli dërgoi një avion privat për të më marrë. U trondita, ishte hera e parë që hipa në një transport të tillë. Biseda ishte e mrekullueshme. Klopp më tha se isha një përzierje e Fabregas dhe Gundogan. Nuk kuptova asgjë, por agjenti im foli gjermanisht dhe më tha gjithçka”.

Megjithatë, transferimi në fund nuk u realizua dhe mesfushori tha pse: “Ata ofruan 18.5 milionë euro, por Udinese donte më shumë. Unë nuk isha ende një top lojtar, kështu që Liverpool nuk mund të shkonte përtej një kufiri të caktuar”.

Përveç Udineses, Napolit dhe Interit, polaku ka luajtur edhe për një tjetër skuadër italiane – Empoli.

/GazetaBlic Sport