Lajme

Mesazhi i vushtrriasit për Kurban Bajram: Me kanë sa më bashkë, shteti amë nuk po bën sa duhet për ne

06/28/2023 08:18
nga:G B

Sot në ditën e festës së Kurban Bajramit, një qytetar nga Vushtrria ka një mesazh.

Ai bëri thirrje që populli të jetë sa më i afërt me njëri-tjetrin, pasi sipas tij, kështu “korrim fitore më shumë”.

Gjithashtu ai u shpreh se shteti amë nuk po bën sa duhet për Kosovën.

“Mesazhi ynë me kanë sa më bashkë, se jemi shumë të ndarë. Me kanë bashkë, korrim fitore gjithë më shumë. Se po i shohim udhëheqësit tanë, Qeverinë tonë, Qeveria po mundohet…këta të tjerët, sidomos po e shohim shtetin amë që nuk po bën sa duhet për ne”, deklaroi ai në një lidhje direkte në “Herët” në Tëvë 1.

Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin. Pjesë e kësaj feste është edhe rituali i therjes së kurbanit që është traditë nga i dërguari Ibrahim.

Therja e kurbanit është një shprehje përkushtimi, sakrifice, sinqeriteti dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të Zotit.