Sulmuesi Cristiano Ronaldo njoftoi gatishmërinë e kombëtares portugeze për Botërorin 2022.
“Ne jemi gati të fillojmë performancën tonë në turneun kryesor në botë. Të gjithë duam që kjo aventurë të jetë e gjatë dhe e suksesshme që të ngremë emrin e vendit tonë dhe flamurin e tij.
Ne duam që Portugalia të jetë krenar për ne dhe të jetë e lumtur. Asgje nuk eshte e pamundur”, ka shkruar ish-sulmuesi i Manchester United.
Portugalia në javën e parë të fazës së grupeve do të luajë të enjten me Ganën.