Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla është duke qëndruar në Bruksel së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin.
Mbrëmë në orët e vona, e njëjta ka dhënë detaje për takimet që kanë zhvilluar gjatë ditës së enjte përmes një shkrimi që e ka bërë në rrjete sociale.
Megjithatë, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka pasur edhe një mesazh që e ka shpërndarë në llogarinë e saj.
“Shqiptarët kallzojnë njate cka s’duhet, e mshehin njatë cka e di tanë bota”, ka shkruar Gërvalla, teksa e ka cituar Gjergj Fishtën.
LEXO EDHE:
Bruksel: Borrell dhe Kurti pajtohen që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë në qershor