Cristiano Ronaldo do të debutojë me Manchester United në fundjavë.
Ylli i futbollit, CR7 ka bërë rikthimin e tij tek Manchester United në këtë merkato verore, shkruan GazetaBlic Sport.
Ronaldo do të bëjë debutimin e tij tek “Djajtë e Kuq” këtë fundjavë, të shtunën ndaj Newcastle United në “Old Trafford”.
Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se është gati të bëjë debutimin e tij për Manchester United.
“Sfidë e re, por gjithmonë të njëjtat synime! Forca të bashkuar”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.
/GazetaBlic Sport


