Lajme

“Mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë”- Bedri Hamza ndaj pamje nga përgatitjet për marshin e 17 shkurtit

02/14/2026 11:29
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shpërndarë një video ku shihen duke u bërë përgatitjet për marshin e 17 shkurtit në përkrahje të çlirimtarëve.

Ai krahas pamjeve të shpërndara në Facebook shkruan se pankartat janë bërë gati për marshin që organizohet nga platform “Liria ka Emër”.

“Pankartat i bënë gati. Mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë!Krenar që kemi një rini që e do Kosovën dhe nuk hesht përballë padrejtësisë. Ky është një marsh që i bashkon qytetarët, sepse drejtësia është mbi çdo dallim politik” shkruan hamza krahas pamjeve raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: