Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se Qeveria e Kosovës duhet të zbatojë ‘urdhërat’ e partnerëve ndërkombëtar, ku këtu përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Pas këtij takimi trepalësh, është tashmë e qartë që për heqjen e barrikdave duhet të bëhet marrëveshje politike dhe duhet formimi i Asociacionit. Shteti i Kosovës duhet t’i zbatojë zotimet karshi partnerëve tanë. Pra, ata po kërkojnë na Kosova për të qenë në koordinim me politikat e jashtme të SHBA-ve dhe BE-së”, tha Arifi.
Arifi për GazetaBlic shton se, nëse Qeveria e Kosovës nuk i kupton qartë kërkesat e partnerëve, do të ketë eskalim të situatës në veri të vendit.
Arifi shtoi se veprimet e fundit të Qeverisë ishin të matura.
“Nëse edhe këtë Qeveria nuk e kupton, atëherë mund të kemi eskalim të situatë. Por, nëse Qeveria tregohet e matur, siç u tregua në kohën e fundit, kjo çështje do të zgjidhet jo shumë lehtë, por të paktën pa ndonjë sekuencë negative për Kosovën”, përfundon Arifi.


