Lajme

Mes tymit e fishekzjarreve, Donika Gërvalla mbërrin në Kuvend – protestuesit e thërrasin

10/05/2026 12:06
nga:Genita C

Mes tymit dhe fishekzjarreve të ndezura nga protestuesit, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është parë duke ardhur në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në momentin kur Gërvalla ka mbërritur pranë hyrjes së Kuvendit, protestuesit e mbledhur jashtë kanë nisur ta thërrasin.

Situata jashtë Kuvendit vazhdon të jetë e tensionuar, pas miratimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Protestuesit kërkojnë që procesi të përfundojë me miratimin e ligjit edhe në lexim të dytë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë qëndrimin para Kuvendit deri në përfundimin e procedurës.