Lajme

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

01/27/2026 18:42
nga:Sh R

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues të arrestuar të shtunën, në protestën e mbajtur nga opozita.

A2cnn ka raportuar se për ta është caktuar masa e “detyrimit për paraqitje”.

Në kërkimin e saj, Prokuroria kërkoi masën “arrest në burg” për pesë nga të prangosurit dhe atë të “arrestit në shtëpi” për pesë të tjerë.

Teksa po merrej vendimi. ka pasur një situatë tensioni në hollin e gjykatës Avokatët kanë pretenduar se janë provokuar nga një person, që është shoqëruar më pas nga policia.

Kujtojmë se opozita e cilësoi arrestimin e protestuesve si të paligjshëm, pasi e cilësoi protestën tërësisht paqësore dhe në përputhje me ligjet e vendit./A2cnn