Sporti

Mes më të mirëve në sfidën ndaj Fulham-it, Broja në formacionin e javës së Premier League

01/15/2024 23:01
nga:E K

Pas mbylljes së javës së 21-të të Premier League është bërë publike është formacioni më i mirë i këtij raundi.

Pjesë e 11-shes më të mirë të publikuar nga “WhoScored.com” është edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja.

Broja u shfaq në formë shumë të mirë në ndeshjen Chelsea-Fulham, që u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa pas kësaj sfide performance e tij është vlerësuar me notën 7.3.

Kështu Armando Broja së bashku me tre lojtarë të tjerë të Chelsea-t, Petrovic, Colwill dhe Fernandez, pra në total katër lojtarë të “Bluve” të Londrës janë përfshirë në skuadrën e javës së Premier League.