Showtime

Mes lajmeve për ndarjen nga Blero, Afrona bën të papriturën dhe nxjerr fotot kompromentuese

08/14/2022 15:38
nga:G B

Afrona nuk pranon të prononcohet në intervista, pas ndarjes nga Blero, por postimet e saj në Instagram flasin shumë. Së fundmi ajo publikoi një shprehje në rrjete sociale, e cila u duk si thumb ndaj Bleros.

“Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë teksa rritesh. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë”, shkruhej në postim, ndërsa ajo i kishte vendosur mbishkrimin “Kështu është jeta”, shkruante Afrona.

Mirëpo sot modelja ka bërë një tjetër veprim të papritur. Ajo ka publikuar disa foto nga setet fotografike që ka bërë ndër vite dhe mes tyre janë edhe fotot e realizuara për albumin e martesës me Bleron.

Sigurisht që ky veprim i ka habitur fansat pasi vjen në një moment kur martesa e tyre ka pësuar krizë e publikimi i fotove të tilla duket i çuditshëm.

Mes lajmeve për ndarjen nga Blero, Afrona bën të papriturën

Mes lajmeve për ndarjen nga Blero, Afrona bën të papriturën

Mes lajmeve për ndarjen nga Blero, Afrona bën të papriturën