Kryegjykatësi i Bangladeshit, Obaidul Hassan dha dorëheqjen të shtunën mes një vale protestash të reja studentore në vendin e Azisë Jugore.
Asif Nazrul, një këshilltar i qeverisë së përkohshme të Bangladeshit, tha në një video-mesazh në Facebook se Obaidul dha dorëheqjen pasi u paralajmërua nga protestuesit studentorë për “pasoja të rënda” nëse do të qëndronte në detyrën e tij, raportom DW.
Nazrul i paralajmëroi demonstruesit që të mos “dëmtojnë asnjë pronë publike” në mesazhin e tij.
Ndërsa qeveria e re e përkohshme nën drejtimin e Muhamed Yunus riorganizon gjyqësorin, pesë gjyqtarë të tjerë gjithashtu pritet të largohen. Përveç kësaj, banka qendrore e Bangladeshit thuhet se ofroi dorëheqjen, por dorëheqja iu refuzua për shkak të rëndësisë së rolit që ka.