Mes dhimbjes dhe lotëve banorët e fshatit Gryks në Peqin kanë pritur trupat e pajetë të 4 anëtarëve të familjes Kola që humbën jetën tragjikisht në Itali pak ditë më parë.
Për familjarët përballja me trupat e pajetë ishte jo vetëm dhimbje por edhe shok psikologjik aq sa disa prej tyre përfunduan në spital.
I gjithë fshati Gryksh sot ishte në zi. Mes heshtjes së dhimbjes dhe lotëve të nxehtë nderuan në ceremoninë mortore të familjes Kola. Të gjithë u shprehën se kjo është tragjedia më e madhe që ky fshat ka parë ndonjëherë dhe dhimbja është e papërshkrueshme.
Banorët e Grykshit vlerësuan faktin që shumë shqiptarë kontribuan financiarisht për kthimin e trupave në atdhe.
Fatkeqësisht një ngjarje e tillë do mbeten gjatë në kujtesën e të gjithëve jo vetëm banorëve të Grykshit por mbarë kombit


