Showtime

Mes akuzave se ka të dashur jashtë, një tjetër konkurrente largohet nga “Për’puthen”

12/07/2021 08:22
nga:G C

Pas një periudhe pushimi, pasi kishte kërkuar të qetësohej jashtë programit, Antonia u rikthye në “Për’puthen Prime”.

Ajo vendosi të ballafaqohej me akuzat se ka një të dashur jashtë programit.

Meliku, i cili vazhdimisht thoshte se Antonia ka dikë jashtë, u shpreh dhe kjo ishte lojë e pistë e saj. Opinionisti Arjan Konomi përmendi faktin se konkurrentja nuk ka pasur thuajse fare situata emocionale gjatë takimeve të saj dhe kjo shton dyshimet se mund të ketë një romancë jashtë.
Më pas, ajo kërkoi të lërë programin, për shkak të presionit televiziv, që thotë se nuk po e duronte dot më.